Lajme
Vetëm katër persona pjesë e protestës kundër Bregoviqit në Korçë
Demokracia
12:47 | 08 Gusht 2021

Share:

Qytetarët e Korçës kishin paralajmëruar një protestë për sot në ora 11:00, kundër pranisë së këngëtarit serb, Goran Bregoviq në Festivalin e Birrës në Korçë.

Mirëpo të pranishëm gjatë kësaj proteste në Korçë janë parë vetëm katër persona.

Madje në pankartën që ata mbajnë në duar, emri i Goran Bregoviq është i shkruar gabim. “Gregor Bregoviq nuk je i mirëpritur në festën “Birra Korça”! Nëse kërkon ndjesë për të kaluarën të falim. Këtu është Shqipëria!”, thuhet aty.

Kujtojmë se ftesa për Bregoviqin ka ngjallur reagime të ashpra në Kosovë. Pasi, Bregoviq njihet si nacionalist dhe njeriu që i thurte lavde “tigrave të Arkanit” gjatë masakrave të paramilitarëve serbë në Kosovë.

Pas këtyre reagimeve pjesëmarrjen në festivalin në Korçë e kanë anuluar këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Capital T. Po ashtu edhe Birra e Pejës është tërhequr nga ky festival. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme