Jennifer Lopez dhe fiksimi i saj për çantat Birkin janë një “libër” i lexuar tashmë, por ka diçka që e bën specifike qasjen e artistes ndaj përfshirjes së kësaj çante në çdo veshje të mundshme.
Kështu, Lopez provon edhe njëherë faktin se formula e luksit që “bërtet” është standardi i saj i modës për 2024-ës. Pallto të gjata pellushi, çanta lëkure Birkun, aksesorë të mëdhenj dhe detaje që bien në sy në tërësinë e stilit të këngëtares e bëjnë edhe më të veçantë pamjen e saj.
Ylli i “This is me…now: A love story” është në anën tejtër të botës duke festuar ende 16-vjetorin e binjakëve të saj, Max dhe Emme. Mes festimeve të ditëlindjes, ajo ka zgjedhur të bëjë një pushim të shkurtër duke treguar një kombinim përmes disa fotove në Instagram. Një golf i trashë gri me jakë të madhe, një xhup i fryrë në po të njëjtën ngjyrë, syze dielli të mëdha, ndërsa detaji që spikat, ndonëse duket vetëm në një cep të fotos është çanta e modelit Himalayan Birkin.
Vetëm Jennifer duket se ka aftësinë për të kombinuar një xhup sportiv, por të ngrohtë dhe ideal për temperaturat e ulta të dimrit me një çantë elegante, super moderne si ajo e Birkin.
Javën e kaluar, Lopez u pa në New York me një tjetër kombinim: pallto pellushi në nuancat e tokës dhe çanta Birkin.
Një tjetër provë, që tregon se Jennifer di si ta bëj pjesë të pandarë të stilit dhe kombinimeve çantën e famshme, Birkin!