Sport
Vetëm fitorja i duhet Interit ndaj Shakhtar Donetskut, formacionet zyrtare
Demokracia
17:29 | 24 Nëntor 2021

Share:

Sonte do të zhvillohen edhe tetë ndeshjet tjera të xhiros së pestë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Një nga ndeshjet e para të mbrëmjes është edhe ajo që zhvillohet në “Giuseppe Meazza” në Milano, shkruan Demokracia.com.

Interi dhe Shakhtar Donetsku luajnë takimin e vlefshëm për Grupin D.

“Neurazzurrëve” iu duhet vetëm fitorja për të bërë hap gjigant drejt kualifikimit në fazën “nokaut”.

Ndërkohë, gjasat për kalim tutje të ukrainasve në raundin e 1/16 janë shuar.

Ndeshja mes Interit dhe Shakhtar Donetskut luhet me fillim nga ora 18:45.

Formacionet zyrtare:

Inter: Handanoviq, Skriniar, Ronocchia, Bastoni, Darmian, Barella, Brozoviq, Çalhanoglu, Perisiq, Martinez, Dzeko.

Shakhtar Donetsk: Trubin, Matviyenko, Marion, Vitao, Dodo, Maycon, Stepanonko, Tete, Solomon, Pedrinho, Fernando. /Demokracia.com

Të ngjashme