Vetëm gjatë së mërkurës në Kosovë kanë ndodhur 65 aksidente në trafik.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në tërë vendin kanë ndodhur 65 aksidente në trafik, raporton Demokracia.com.
Sipas njoftimit, 22 prej tyre kanë qenë me të lënduar kurse 43 aksidente kanë qenë vetëm me dëme materiale.
Po ashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së mërkurës janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 335 tiketa për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut. /Demokracia.com/