Në 24 orët e fundit janë dhënë 919 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Kështu ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një njoftimi, në të cilin thuhet po ashtu se deri më sot në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 253 mijë e 858 doza të vaksinës, përcjell Demokracia.com.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 919 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 253 mijë e 858 doza të vaksinës. Deri më sot 64 mijë e 276 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin e MSH-së
Kujtojmë se vaksinimi kundër COVID-19 ka filluar në fund të muajit mars, ndërsa vaksinimi masiv më 15 qershor, sipas Planit të imunizimit nga ministria e Shëndetësisë.
Tani në Kosovë janë duke u vaksinuar personat mbi 40 vjeç. /Demokracia.com/