I konsideruar si “e ardhmja” e sulmit parisien nga bordi i Paris Saint-Germain, sulmuesi francez, Hugo Ekitike u transferua me shumë bujë në “Parc des Princes”, teksa pas një sezoni, si i huazuar te kampionët e Ligue 1, këta të fundit vendosën të paguanin plot 30 milionë euro për kartonin e tij.
Por gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.
“Ylli” 21-vjeçar i sulmit ka regjistuar vetëm 9 minuta në fushën e blertë këtë sezon, teksa në përballjet e tjera, nuk është ulur as në stolin e rezervave nga tekniku Luis Enrique, duke e shtyrë kështu lojtarin të nisë një “aventurë” të re diku tjetër dhe sa më shpejt të jetë e mundur.
Këtu hyn në skenë “Zonja e Vjetër” me “bardhezinjtë” e Juventus, që e pëlqejnë shumë stilin e lojës së Ekitike dhe dëshirojnë ta afrojnë talentin francez që në merkaton e dimrit.
Mirëpo, “rekordmenët” e Serie A nuk janë të vetmit që janë vënë pas 21-vjeçarit, me disa klube të Premier League, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende të ditur.