Lajme
Vetëm 33% e zyrtarëve publikë e kanë deklaruar pasurinë deri tash
Demokracia
15:11 | 22 Mars 2022

Share:

Agjencia Kundër Korrupsionit ka njoftuar se deri më sot pasurinë e tyre e kanë deklaruar 1581 zyrtarë të lartë publik, apo 33.14% e numrit total të zyrtarëve që janë të detyruar ta bëjnë deklarimin e pasurisë në këtë agjencion.

Poashtu, drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit (AKK), Yll Buleshkaj ju ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë publik që t’i përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë.

Njoftimi i plotë i AKK-së:

NGA GJITHSEJ 4737 ZYRTARË TË LARTË PUBLIK, OBLIGIMIT LIGJOR PËR DEKLARIMIN E RREGULLT VJETOR TË PASURISË, DERI SOT I JANË PËRGJIGJUR 1581 (33.14%) ZYRTARË TË LARTË PUBLIK

Në dhjetëditëshin e fundit të afatit për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, nga gjithsej 4737 zyrtarë të lartë publik, obligimit ligjor për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, deri sot i janë përgjigjur 1581 (33.14%) zyrtarë publik, të numrit të përgjithshëm të zyrtarëve që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë.

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit (AKK), Yll Buleshkaj ju bën thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë publik që t’i përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, në të kundërtën Agjencia kundër Korrupsionit do të paraqesë kallëzim penal në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal.

Deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë ka filluar më 01 mars dhe të përfundoj më 31 mars 2022, ndërsa, zyrtarët publik deklarimin e pasurisë mund ta bëjnë nëpërmjet paraqitjes fizike në zyrën e AKK-së ose nëpërmjet email-adresës [email protected]. Formularët e deklarimit të pasurisë të dërguar nëpërmjet emailit, duhet të jenë të nënshkruar dhe skanuar nga ana e subjekteve deklaruese.

Të ngjashme