Lajme
Vetëaksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona
Demokracia
21:17 | 04 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Tre persona janë lënduar si pasojë e një vetëaksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Slivovë.

Rreth orës 19:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një vetëaksident ku për pasojë janë lënduar tre persona.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 19:30, në fshatin Slivovë,  ka ndodhë një aksident trafiku, ku një veturë e cila ishte në lëvizje,  ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Bazuar në të dhënat e deritanishme tre persona janë lënduar dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personat e lënduar  janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka treguar Ahmeti.

Sipas saj, me këtë rast është duke u marrë njësiti i trafikut rrugor. /Demokracia.com/

Të ngjashme