Një vetëaksident nga ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës ku është lënduar një person.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur për Demokracia.com se ky vetëaksident ka ndodhur në mesditë.
“Sot në mesditë në rr. Pejë -Prishtinë afër fshatit Bresje, është shkaktuar një aksident ne trafik- vetëaksident me dëme materiale dhe lëndime trupore, ku ka qenë i përfshirë një automjet. Raportohet se një person ka marr lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka treguar Hoxha. /Demokracia.com/