Lajme
Vetë mori paratë dhe u kthye në atdhe, si u vra bashkëshorti i shqiptares në Greqi
Demokracia
19:58 | 17 Janar 2023

Share:

Një borxh prej 200 mijë eurosh ndaj një gruaje 47-vjeçare, i kushtoi jetën një 50-vjeçari grek mbrëmjen e djeshme në Moschato të Greqisë

Bëhet me dije se 50-vjeçari me profesion ekonomist, babai i dy fëmijëve, i martuar me një shqiptare, është gjetur i varur në apartamentin e tij.

Dyshimet paraprake të policisë sipas mediave greke, ishin se 50-vjeçari ishte vetëvrarë, por nga hetimet e mëtejshme rezultoi se ai është vrarë nga gruaja 47-vjeçare, të cilës i kishte borxh 200 mijë euro.

Siç ka rrëfyer ajo para drejtësisë, viktima kishte bërë gati litarin për tu varur, pasi nuk kishte para për ti kthyer asaj borxhi. Kur ai hipi në karrige, 47-vjeçarja ka shtyrë karrigen, e për pasojë 50-vjeçari ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve të fundit, rezulton se bashkëshortja me origjinë shqiptare e viktimës ndodhet aktualisht në Shqipëri.

Sipas medieve greke, bashkëshortja e 50-vjeçarit, ka pasur akses në llogaritë e tij bankare ku ka tërhequr para dhe është larguar drejt Shqipërisë.

Nuk dihet ende nëse bashkëshortja shqiptare është larguar nga Greqia para apo pas vrasjes së bashkëshortit të saj. Duket se viktima ka qenë i mbytur nga borxhet. Sipas fqinjve disa ditë më parë ai është dhunuar nga disa investitorë, të cilëve u kishte borxhe.

Të ngjashme