Lajme
Vetë-dorëzohet në polici i dyshuar për vrasjen që kishte ndodhur në korrik të vitit 2021 në Mitrovicë
Demokracia
17:38 | 08 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se është vetë-dorëzuar në polici i dyshuari për vrasjen e cila ka ndodhur më 10 korrik 2021, në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit ka vdekur 49-vjeçari, ndërsa kishte mbetur i plagosur edhe një person tjetër.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, ndaj të dyshuarit  është caktuar  masa e ndalimit për 48 orë, përcjell Demokracia.com.

“Në orët e mesditës së sotme të datës 08 prill 2022, në Sektorin Rajonal të Hetimeve është vetdorëzuar i dyshuarit  F. V., 29 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës. I dyshuari  kohë më parë,  është shpallur në kërkim  policor si i dyshuar për  veprën penale ’’Vrasje e rëndë”, e ndodhur më datën  10 korrik 2021, në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit  ka vdekur viktima D. S., i moshës 49 vjeçar, ndërsa i plagosur kishte mbetur edhe një person tjetër”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”

Mitrovicë, 08 prill  2022

Në orët e mesditës së sotme të datës 08 prill 2022, në Sektorin Rajonal të Hetimeve është vetdorëzuar i dyshuarit  F. V., 29 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës.

I dyshuari  kohë më parë,  është shpallur në kërkim  policor si i dyshuar për  veprën penale ’’Vrasje e rëndë”, e ndodhur më datën  10 korrik 2021, në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit  ka vdekur viktima D. S., i moshës 49 vjeçar, ndërsa i plagosur kishte mbetur edhe një person tjetër.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, ndaj të dyshuarit  është caktuar  masa e ndalimit për 48 orë.

Vrasje e rëndë

Mitrovicë,  10 korrik  2021

Me datën 10 korrik 2021, në ora 00:20, policia në Mitrovicën e Jugut, ka pranuar informatën për të shtëna  me arme zjarri në  rrugën ‘Evlia Qelebia’. Me të pranuar informatën, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë  të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Nga  informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy persona ishin plagosur të cilët me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas janë dërguar në QKUK- Prishtinë.

Ndërsa rreth orës 02:00, nga autoritetet spitalore është raportuar se njëri nga të plagosurit, viktima D. S., 49 vjeçar, si pasojë e plagëve ka vdekur, ndërsa i  plagosuri tjetër viktima  J. S., 52 vjeçar, mbetet  në tretman të mëtejmë mjekësor.

Pas  ekzaminimeve të kryera në vendin  e ngjarjes, hetuesit e krim-teknikës si prova materiale kanë gjetur katër (4) gëzhoja dhe një predhë të plumbit si dëshmi  materiale që ndërlidhen me rastin.

Nga  hetimet e deritanishme dhe dyshimet e ngritura, dy persona të dyshuar janë  në kërkim policor identiteti i të cilëve tashmë është i njohur për policinë.

Rrjedha hetimore është duke vazhduar në drejtim të arrestimit të personave të dyshuar si dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale ’’vrasje e rëndë’’. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML./Demokracia.com/

Të ngjashme