Cristiano Ronaldo nuk mund të ndalet. Portugezi ka shënuar golin e dytë personal dhe të dytin për Manchester United kundër Tottenham në Premier League.
Harry Kane ka barazuar përkohësisht rezultatin me një penallti në minutën e 35-të, por Djajtë e Kuq janë kundërpërgjigjur menjëherë me portugezin.
CR7 ka bërë detyrën e tij para portës pas pasimit të marrë nga Jadon Sancho. Ka patur dyshime për një pozicion jashtë loje, por VAR ka konfirmuar se gjithçka ka qenë në rregull. /Demokracia.com
GOLI i Ronaldos