Lajme
Vetaksidet në rrugën Prishtinë-Ferizaj, vdes një 36 vjeçar
Demokracia
13:45 | 03 Dhjetor 2022
Ilustrim

Share:

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 03:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.  Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.

Ajo tha më tej se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Vdekjen e viktimës: – A.Q, mashkull, 36 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.  Trupi i pajetë i viktimës me rekomandim të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërkohë që lënduari  i dytë  është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ajo më tej.

Ahmti po ashtu tregoi se me hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti, po merren hetuesit nga Njësiti i trafikut./Demokracia.com/

Të ngjashme