Lajme
Vetaksident tragjik në rrugën Prishtinë-Pejë| Një i vdekur dhe dy të lënduar
Demokracia
09:10 | 25 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Një grua ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Prishtinë – Pejë.

Në raportin e Policisë e Kosovës thuhet se është raportuar se e dyshuara femër kosovare, derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore kishte humbë kontrollin mbi mjetin dhe ishte rrokullisur, përcjell Demokracia.com.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET -Rr. Nacionale M9 Prishtinë – Pejë, 24.04.2022 – 13:50. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare, derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore kishte humbë kontrollin mbi mjetin dhe ishte rrokullisur. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e veturës femër kosovare  dhe dy pasagjerë, prindër të saj . Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe rreth orës 20:05 njëri prej pasagjerëve viktima femër kosovare ka ndërruar jetë,  vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Më tej thuhet se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve./Demokracia.com/

Të ngjashme