Një vetaksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Viti-Pozheran, ku si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
“Po, deklaroj se një vetaksident ka ndodhur para një ore në rrugën Viti-Pozheran. Si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar dhe pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi”, është shprehur Osmani për Demokracia.com.