Lajme
Vetaksident në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit, policia jep detaje
Demokracia
09:28 | 23 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Në ora 07:44 kemi marr informacion se në rrugën magjistrale Kaçanik – Hani Elezit në mes dy tuneleve ka ndodhur një aksident , e përfshirë vetëm një automjet i udhëtareve- vetë aksident”, tha Veseli.

Ai tha më tej se përveç dëmeve të shkaktuara materiale, lëndime të lehta ka pësuar një person./Demokracia.com/

Të ngjashme