Lajme
Vetaksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, lëndohet rëndë një person
Demokracia
14:31 | 06 Janar 2023

Share:

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e një vet aksidenti që ka ndodhur gjatë ditës së premte në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 12:40, në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka theksuar se policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

Të ngjashme