Lajme
Vetaksident në magjistralen Gjakovë-Prizren, ndërron jetë motoristi
Demokracia
15:36 | 07 Maj 2023
Ilustrim

Share:

Një person ndërroi jetë sot si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi në magjistralen Gjakovë-Prizren.

Lajmin për KosovaPress e konfirmoi komandanti rajonal i trafikut në Gjakovë, Albin Sahatqija, i cili informoi se viktima ishte i moshës 32-33-vjeçare.

Ai bëri të ditur se aksidenti ndodhi në hyrjen për në Gjakovë.

“Një motorist i moshës 33-32 vjeçare, i cili ka qenë pa helmete e ka humb kontrollin, ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Gjakovës pasi ka kaluar rrethrrotullinin është rrëzuar e motor dhe ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve”, tha Sahatqija.

Ai u shpreh se njësitet e Policisë janë në vendin e ngjarjes, bashkë me prokurorin dhe se trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion.

Sipas tij, në rrugën ku ndodhi vetaksidenti shqiptohen shumë gjoba nga Policia.

Të ngjashme