Lajme
Vetaksident në Kaçanik| Vdes 76-vjeçari dhe lëndohet një 23-vjeçare
Demokracia
09:52 | 13 Maj 2023

Share:

Një qytetar i moshës 76-vjeçare ka ndërruar jetë kurse drejtuesja 23-vjeçare e veturës ka pësuar lëndime nga një vetaksident në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Vdekjen e 76-vjeçarit e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes, kurse e lënduara Xh.S. e moshës 23 vjeçare, pas ndihmës së parë në Kaçanik është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Më datën 13.05.2023 në ora 00:06 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i quajtur ” Kulla me qeshmë” ka ndodhur një aksident komunikacioni, e përfshimë një veturë me targa vendore. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, derisa vetura po qarkullonte nga Hani i Elezit në drejtim te Kaçanikut dhe me të arritur tek vendi i quajtur ,,Kulla me qeshmë ’, për çështje të panjohura humb kontrollin mbi veturë dhe kalon në anën e kundërt te lëvizjes, bije në hendek dhe përfundon në hekurudhë. Për pasojë e këtij aksidenti në vendin e ngjarjes humb jetën pasagjeri Q.S (M/K) i moshës 76, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestar, ndërsa lëndime trupore pëson shoferi Xh.S (F/K) e moshës 23 vjeçare, e cila pasi merr ndihmën e parë mjekësore në Kaçanik, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, ekipe të policisë dhe Njësia e Hetimeve të Aksidenteve, nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë marrë masat e nevojshme për hetim, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion./Demokracia.com

Të ngjashme