Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Dobrushë të Istogut.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Diku rreth orës 17:35 në fshatin Dobrushë ka ndodhë një vetaksident. Një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar në emergjencë të spitalit rajonal në Pejë, dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.
Ai tha më tej se hetuesit e aksidenteve janë duke kryer shikimin e vendit të ngjarjes./Demokracia.com/