Lajme
Vetaksident në Batllavë, lëndohen tre persona
Demokracia
18:51 | 21 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Një vetaksident ka ndodhur në Batllavë, ku për pasojë tre persona janë lënduar.

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një vetaksident në Batllavë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar për Demokracia.com, se për shkaqe akoma të panjohura vetura ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe ka dalë nga rruga.

“Sot rreth orës 17:00 në fshatin Batllavë ka ndodhë një aksident trafiku. Në aksident ka qenë i përshirë një automjet në lëvizje, i cili për shkaqe akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka treguar Ahmeti.

Sipas saj, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti. /Demokraci.com/

Të ngjashme