Lajme
Vetaksident me fatalitet në Gjakovë, vdes 22-vjeçari
Demokracia
17:25 | 21 Korrik 2023

Share:

Një 22-vjeçar ka vdekur pas një vetaksidenti që e ka shkaktuar në fshatin Panorc të Gjakovës, sot rreth orës 12:30.

I njëjti dyshohet se e ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është vetaksidentuar.

Vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar ekipi i QKMF-së në Malishevë.

“Rreth orës 12:30 është raportuar aksident trafiku në fshatin Panorc- Gjakovë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë ngasësi (mashkull i lindur në vitin 2001) ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Malishevë. Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme