Lajme
Vet-plagoset një person në Podujevë, polica jep detaje
Demokracia
10:14 | 15 Mars 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Podujevë është vet plagosur me armë zjarri, raporton Demokracia.com

Polica ka treguar se rasti ka ndodhur gjatë ditës së hënë në ora 01:56.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar është vetë plagosur me armë zjarri-revole. I dyshuari fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në emergjencën e Podujevës e më pas është dërguar në QKUK ku edhe vazhdon trajtimi i tij dhe është nën sigurim policor”, thuhet në raport.

Kurse, nga njësitë përkatëse policore është sekuestruar një revole, një karikator, një fishek, një gëzhojë dhe një predhë.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet tutje në raport./Demokracia.com/

Të ngjashme