Është shënuar goli i parë në ndeshjen mes Llapit dhe Prishtinës.
Llapi ka kaluar në avantazh në minutën e 51-të me anë të talentit, Valmir Veliu, raporton Demokracia.com.
Veliu u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, e shkaktuar nga Besnik Krasniqi i Prishtinës.
Sfida po luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe i takon javës së fundit kampionale./Demokracia.com/