Sport
Vështirësohen punët për “Djajtë e Kuq”, ky futbollist ndëshkohet me karton të kuq
Demokracia
19:24 | 14 Shtator 2021

Share:

Manchester United ka mbetur me një lojtar më pak në fushë në takimin kundër Young Boysit.

Aaron Wan-Bissaka është përjashtuar me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër në një nga lojtarët e vendasve, shkruan Demokracia.com.

Bissaka e shkeli këmbën e kundërshtarit i cili u dëmtua, ndodhi kjo në minutën e 35-të.

Aktualisht rezultati është 0-1 për Man United me golin e Cristiano Ronaldos por tashmë trajneri Ole Gunnar Solskjaer duhet të mendojë për një ndryshim në formacion për ta mbrojtur rezultatin. /Demokracia.com

 

Të ngjashme