Lajme
Vështirë e realizueshme padia ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë
Demokracia
23:50 | 11 Prill 2021

Share:

Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani kanë premtuar ngritje të padisë për gjenocid ndaj shtetit Serb, por për njohësit e çështjeve juridike Kosova e ka vështirë ta bëj një gjë të tillë, për shkak se nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. 

Kryeministri Albin Kurti dhe shefja e shtetit Vjosa Osmani, në vazhdimësi kanë paralajmëruar padi për gjenocid ndaj Serbisë, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë. 

Por, për Ylli Zekën, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, kjo padi është e pazbatueshme për shkak se Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. 

“Ne këtë fazë nuk kemi mundësi praktike, për ta paditur Serbinë Gjykatën Ndërkombëtare Drejtësisë derisa Kosova nuk është anëtare e OKB-”, tha ai për RTV Dukagjini. 

E Profesori i të Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, thotë se vetëm individët mund të paditen për krime e lufte. 

“Të drejtën e penale ndërkombëtare sipas Statutit të Tribunalit të Hagës dhe sipas Statutit të Gjykatës Permanente, që qihet Gjykata e Romës, nuk ka përgjegjësi kolektive, por përgjegjësi individuale. Së këndejmi mund të paditen individët ose grupe të individëve”, tha ai. 

Në luftën e fundit në Kosovë, konsiderohen se janë vrarë mbi 13 mijë persona, ndërsa të pagjetur janë mbi 1 mijë e 600 persona. 

Të ngjashme