ShowBiz
Veshjet kombëtare shfaqen në “Times Square”, New York
Demokracia
09:33 | 13 Shkurt 2021

Share:

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka lansuar mbrëmë këngën e saj më të re të titulluar “Bang”.

Rita vjen në bashkëpunim me Imanbek, David Guetta dhe hiphop artistin Gunna, shkruan Demokracia.com.

Këngërarja në videoklip u shfaq me veshjet kombëtare të Kosovës, duke promovuar vlerat kombëtare të vendit të saj para gjithë botës.

Motra e Ritës, Elena Ora përmes disa fotografive në Instastory tregoi se kjo pjesë e klipit u shfaq edhe në “Times Square”.

No description available.
Instastory i Elena Ora

Ky ka qenë një promovim i madh, jo vetëm për projektin e ri muzikor, por edhe për promovimin e trashëgimisë kulturore.

Vet këngëtarja në një nga intervistat e fundit ka treguar se e kishte me shumë qejf inkuadrimin e trashëgimisë kulturore në klipin e saj më të ri.

Momentalisht Rita po qëndron e izoluar në Australi, ku do të gjirojë episodet e emisionit “The Voice”. /Demokracia.com/

Të ngjashme