ShowBiz
Veshja më e përfolur në inagurimin e Joe Biden dhe Kamala Harris
Demokracia
11:58 | 21 Janar 2021

Share:

Për shkak të motit të ftohtë, palltot morën vëmendjen kryesore në inagurimin e Presidentit Joe Biden.

Që nga palltoja e kaltër e hapur të Zonjës së parë, përzgjedhja me ngjyrë të kuqe bordo e Michelle Obama nga dizajneri Sergio Hudson apo Kamala Harris e veshur me të kaltërtën mbretërore nga Christopher John Rogers, raporton Demokracia.

Ajo që ra në sy mbi gjithë të tjerët ishte e vajza e bashkëshortit të Harris. Ella Emhoff u pa e veshur me një pallto nga Miu Miu me krahë të fryrë dhe me gurë të vegjël shkelqyes, ngjyrë mjalti.

Materiali i palltos me kutiza të vogla sikur tentonte të theksonte kontrastin me gurët, përderisa prerja klasike e palltos kompletohej me jakën e bardhë të madhe që dilte prej saj.

Ella Emhoff është një artiste dhe studente e dizajnit të tekstilit e specializuar në rroba të thurura në Parsons School of Design në Neë York City. Ella thotë se ajo aspiron të ketë një markë të saj të rrobave të thurura një ditë. Në të njëjtën intervistë, ajo foli për krijimin e veshjes së saj të Ditës së Inaugurimit.

“Në përditshmëri stili im dhe praktika ime janë kaq të ndryshme, por unë mendoja se mund të duhet të bëj vetëm një përjashtim sepse për një rast kaq të rëndësishëm,” tha ajo.

Harris u bë “Momala” për Ella Emhoff dhe vëllain e saj, Cole Emhoff, kur u martua me babanë e tyre në 2014.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ella emhoff (@ellaemhoff)

https://www.instagram.com/p/CHk2DeEF6Jr/

Të ngjashme