ShowBiz
Veshja e Zendaya-s ka detaje të fshehura dhe njerëzit po e adhurojnë
Demokracia
14:01 | 23 Shkurt 2024

Share:

Zendaya më shumë po komentohet për stilin e saj në veshjet e zgjedhura për tapetin e kuq sesa për filmin që po promovon. Këtë herë në Seul, në Korenë e Jugut, aktorja kishte zgjedhur të vishte një kostum me fund vintage që i përket koleksionit vjeshtë-dimër të vitit 1999, nga Alexander McQueen për Givenchy.

Veshja e Zendaya-s ka detaje të fshehura dhe njerëzit po e

GETTY

Por kjo veshje kishte një detaj të fshehur që e zbuloi stilisti i aktores Law Roach. Kostumi i saj kishte detaje të lidhjeve të një truri kompjuteri, vijëzime, të cilat në errësirë shkëlqenin.

Veshja e Zendaya-s ka detaje të fshehura dhe njerëzit po e

GETTY

Kombinuar me taka dhe geta të zeza dhe vetëm një palë vathë si aksesorë, gjithë vëmendja i shkoi shkëlqimit të kostumin në fjalë. Sigurisht, për flokët, Zendaya kishte zgjedhur një model që lidhet shumë me kulturën koreane, me dy detaje rrica flokësh të nxjerra para fytyrës.

“Zonja dhe zotërinj, kështu tregohet një histori përmes veshjeve. Na rrënqeth një person që e njeh punën dhe historinë”, shkroi dikush në Instagram.

“Ju lutem të bëni një libër për të treguar historinë e veshjeve të Zendaya”, shkroi dikush tjetër.

Veshja e Zendaya-s ka detaje të fshehura dhe njerëzit po e

GETTY
Veshja e Zendaya-s ka detaje të fshehura dhe njerëzit po e

GETTY

Filmi që do shfaqet në kinema nga 1 marsi, po promovohet me disa konferenca në disa vende të botës, ku i gjithë kasti ka udhëtuar dhe ka treguar veshje që janë komentuar gjithnjë.

Artikuj të sugjeruar:

Të ngjashme