Lajme
Veseli mbushi 58 vjet, Hamza: Gëzuar ditëlindjen Kadri, jemi me ju sot e përgjithmonë
Demokracia
12:05 | 31 Maj 2025

Share:

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka uruar ish-kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin me rastin e ditëlindjes së tij.

Urimi i Hamëz, sipas një postimi në Facebook, ishte që ditëlindjen e Veselit ta festojnë në Kosovë sa më shpejt.

“Sot, në ditëlindjen e 58-të të Kadriut, urimi ynë është besim e shpresë se po afron dita e lirimit dhe shumë shpejt do të festojmë së bashku në Kosovë. Zëri i ish-krerëve të UÇK-së, zëri i themeluesve të shtetit tonë, është në çdo ndërgjegje që nuk e pranon padrejtësinë. Gëzuar ditëlindjen, miku im Kadri! Jemi me ju, sot e përgjithmonë!”, ka shkruar Hamza në Facebook. /klankosova.tv

Të ngjashme