ShowBiz
Vesa Luma sjell pjesë të shkëputura nga ditari personal i shkruar gjatë vitit 1999
Demokracia
23:00 | 24 Mars 2022

Share:

Këngëtarja e njohur, Vesa Luma ka kujtuar një nga përjetimet më të rënda, atë të luftës në Kosovë.

Krijuesja e shumë hiteve ka sjellur një shkrim të shkëputur nga ditari i saj i viti 1999, në të cilën ka përshkuar situatën në të cilën ndodhej Kosova.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja nga Prishtina ndau përjetimet e saj që kishte ndjerë gjatë asaj periudhe të vështirë në të cilën po kalonte populli.

“24 Mars ,e merkure,1999 (pjese nga ditari im). Është ora 20:00, mu po më dridhet dora se qetash po e di se situata në Kosovë është shumë dramatike, prandaj ka ndërhyrë NATO. E tash na e kanë ndal rrymën”, kishte shkruar Vesa në ditarë atë kohë.

 

Të ngjashme