Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, festoi ditëlindjen e 39-të.
Me këtë rast ajo i ka bërë një befasi partnerit të saj në Ferma VIP, ku edhe po shijon një eksperiencë prej më shumë se një muaji.
Kjo surprizë u prit me entuziazëm jo vetëm nga ai, por edhe nga publiku, sidomos pas thashethemeve të fundit mbi një krisje të mundshme në çift.
Takimi mes tyre ishte i mbushur me emocione dhe ndjenja të sinqerta.
Big Basta i dedikoi Vesës një këngë të veçantë si dhuratë për ditëlindje, një moment që preku të gjithë dhe la pas çdo aludim.
Çifti rikujtoi gjithashtu se historia e tyre e dashurisë nisi pikërisht në Vizion Plus, aty ku u hodhën hapat e parë të lidhjes së tyre.
Vesa nga ana tjetër u përpoq t’i jepte Big Bastës jo vetëm përqafim dhe dashuri, por edhe mesazhe të rëndësishme për rrugëtimin e tij në fermë.
Dyshja vlen të ceket se janë prindër të një djalit të quajtur, Lian.