“Mora fjalë”, kënga që dëgjohet më së shumti nga shqiptarët sa herë që vjen Epopeja e UÇK-së, e së fundmi edhe në stadiumin e Shqipërisë kënduar nga mijëra tifozë sa herë që luan ndeshje Kombëtarja Kuq e Zi ka ngritur një çështje tjetër se kush e këndoi i pari, Shkurte Fejza apo dikush tjetër…
Shqiptarët të gjithë e njohin si kënga e Shkurte Fejzës, por në fakt është këngëtari nga Drenica, Qazim Beka ai i cili e ka kënduar për herë të parë më 5 mars të vitit 2001, e ku kënga atë kohë mbante emrin “Çou Adem”.
Videoja e mëposhtme tregon më së miri momentin kur kënga “Mora fjalë”, në atë kohë “Çou Adem”, këndohet për herë të parë në përvjetorin e lavdishëm të Epopesë dhe sakrificës së Jasharajve në krye me Komandantin legjendar, Adem Jashari.
5 Mars 2001-Epopeja e UÇK-së, Stadiumi i Prishtinës
Qazim Beka këndon origjinalin/këngën ‘Çohu Adem’ (Morra Fjalë)
Drenicës,le që mundin, sakrificat e meritat sja ‘u njohëm’, po edhe këngët ‘u’a morrëm’…
Posted by Mevludin Krasniqi on Friday, October 13, 2023