Lajme
Vërshohen rrugët e Prizrenit pas shiut të madh
Demokracia
16:26 | 12 Qershor 2022

Share:

Për shkak të reshjeve intensive atmosferike, në qytete të ndryshme të Kosovës ka pasur edhe vërshime.

Vërshime ka pasur edhe në rrugët e Prizrenit.

Me reshje të shumta të shiut, stuhi dhe vetëtima është karakterizuar vendi ynë gjatë javës së fundit.

Si pasojë e këtyre kushteve atmosferike ka pasur edhe viktima.

Mediat lokale nga ky qytet kanë publikuar pamje të vërshimeve nga rrugë të ndryshme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se java e ardhshme do të karakterizohet nga masat e ngrohta të ajrit, por relativisht të paqëndrueshme në dy ditët e para, pasi që parashihen vranësira të ç’rregullta që vende –vende parashihen të sjellin reshje lokale shiu.

Të ngjashme