Lajme
Vërshimet në Mitrovicë, dy qytetarë shihen duke lundruar me barkë në qendër të qytetit
Demokracia
16:51 | 19 Janar 2023

Share:

Të reshurat e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime të ujit edhe në Mitrovicë.

Kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza, ka deklaruar se situata është e menaxhueshme dhe se janë marrë të gjitha masat e nevojshme.

“Brenda kapaciteteve tona jemi duke i marrë të gjitha masat e nevojshme, ku kemi mobilizuar të gjithë operatorët e nevojshëm dhe së bashku me ta jemi në terren. Reshjet e dendura kanë bërë që niveli i ujit në lumenjtë e qytetit të Mitrovicës të rritet dhe kjo ka shkaktuar një situatë serioze prandaj jemi duke e vëzhguar situatën nga afër”, ka deklaruar ai.

Sidoqoftë, në qendër të qytetit të Mitrovicës, sipas pamjeve të siguruara nga Klan Kosova, janë parë dy qytetarë duke lundruar me barkë.

Të ngjashme