Lajme
Vërshimet në Drenas, komuna ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët
Demokracia
11:33 | 18 Janar 2021

Share:

Qytetarët e komunës së Drenasit kanë afat deri nesër që t’i dorëzojnë kërkesat për vlerësimin e dëmve nga vërshimet.

Komuna e Drenasit përmes një komunikate për media njofton se qytetarët e prekur nga vërshimet kanë kohë deri nesër t’i dorëzojnë kërkesat për vlerësimin e dëmeve, raporton Demokracia.

“Njoftim për qytetarët lidhur me vlerësimin e dëmeve. Njoftojmë qytetarët se deri nesër, me datë 19.01.2021, ora 12:00, të dorëzojnë kërkesat për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Komunën e Drenasit. Kjo vjen si rrjedhojë e kërkesës së nivelit qendror që kërkesat për vlerësimin e dëmeve t’i përcjellim deri të mërkurën, me datë 20.01.2021. Komisionet janë në teren dhe po punojnë maksimalisht që tu përgjigjen të gjitha kërkesave të qytetarëve për vlerësimin e dëmeve”, thuhet në komunikatën për media.

Kujtojmë se komuna e Drenasit ka qenë një ndër komunat e prekura më shumë nga vërshimet që ndodhën pas reshjeve të mëdha të shiut./Demokracia.com

Të ngjashme