Lajme
Vërshimet | IKSHPK kërkon nga qytetarët që ta vlojnë ujin përpara se ta pijnë
Demokracia
20:45 | 19 Janar 2023

Share:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka realizuar teste në disa komuna të Kosovës dhe është rezultuar vlera të tejkaluara të turbullirës në Kompanitë e Ujësjellësit “Prishtina”, “Mitrovica”, “Hidrodrini”, “Gjakovë” dhe “Bifurkacioni”.

Nëpërmjet një njoftimi në ‘Facebook’, IKSHPK ka rekomanduar që uji përpara përdorimit të vlohet si masë sigurie, shkruan Demokracia.com.

“Aktualisht, si rezultat i reshjeve të shtuara ditëve të fundit, prurjeve të mëdha nga zonat fushore dhe shkarkim i i ujërave drenuese, në shumicën e resurse ujore si pasojë është vërejtur ngritje e vlerave të turbullirës”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Njoftimi i plotë:

Situata aktuale me ujë të pijes në vendbanimet e vërshuara

Aktualisht, si rezultat i reshjeve të shtuara ditëve të fundit, prurjeve të mëdha nga zonat fushore dhe shkarkim i i ujërave drenuese, në shumicën e resurse ujore si pasojë është vërejtur ngritje e vlerave të turbullirës.

Vlera të shtuara të turbullirës, më shumë se 100 NT, janë regjistruar në disa burime dhe si pasojë ka vështirësi në trajtim të ujit në zonat:

KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë:  fabrika në Shkabaj dhe fabrika në Drenas.

KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: fabrika në Shipolit- Mitrovice  dhe fabrika  ne Balice- Vushtrrisë

KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: burimin Drini I Bardhe –Radavc dhe burimi Shkoze-Junik

KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës: burimi  ne Demjan dhe Gërqinë.

KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë dhe sistemi në Kacanik

Ne mostrat e grumbulluara deri sot nga rajonet me te rreshura te shtuara, analiza laboratorike fiziko-kimike rezultojnë me vlere te ngritur te turbullires e cila i tejkalon vlerat standarde te lejuara.

Mostrat per ekzaminim bakteriologjik deri me sot rezultojnë brenda standardeve te parapara.

Uji në rrjetet shpërndarëse nga këto sisteme për shkak të vlerave të shtuara të turbullirës nuk është brenda standardit të paraparë.

Rekomandohen konsumatoret që uji para perdorimit të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse

Ekipet tona në teren vazhdojnë me monitorim të rregullt.

Jemi në kontakt dhe bashkëveprim të vazhdueshëm me personelin përgjegjës në KRU-të  deri në stabilizimin e plotë të gjendjes. /Demokracia.com/

Të ngjashme