Lajme
Vërshimet e paralajmëruara, në Pejë vështirësohet lëvizja nëpër rrugë
Demokracia
07:49 | 11 Dhjetor 2022

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për shkak të reshjeve të shiut me intenzitet të mesëm deri në të lartë, ka mundësi të mëdha për paraqitje të përmbytjeve (vërshime të shpejta) dhe rrëshqitje të dheut në rajonin e Pejës dhe Gjakovës.

Kurse, tanimë në rrjetet sociale kanë nis të dalin fotografi që tregojnë vështirësitë e qarkullimit në rrugë.

Sipas Insitutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet shiu me intenzitet të mesëm deri në të lartë me një probabilitet të lartë për paraqitje të përmbytjeve (vërshime të shpejta) dhe rrëshqitje të dheut në rajonin e Pejës e Gjakovës.

“Mundësia për të tejkaluar pragun 5-vjeçar të periudhës së kthimit të përmbytjeve 70 % dhe atë 20-vjeçare 30 %”, thotë IHK-ja.

Të ngjashme
Lajme • 28 Qershor 2024