Lajme
Vërshimet çajnë një pjesë të rrugës në Trepçë, banorët thonë se janë në rrezik
Demokracia
23:14 | 19 Janar 2023

Share:

Rruga Trepçë-Mitrovicë ka pësuar çarje si pasojë e vërshimeve që kanë ndodhur në Komunën e Mitrovicës nga reshjet e mëdha të enjten.

Demokracia.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, teksa një banor atje ka bërë thirrje për intervenim urgjent.

“Në tunel të parë jemi në rrezik. Magjistralja Mitrovicë-Bajgorë është gati ka shembet. Para 2 muaj i kemi njoftuar Ministrinë e Transportit asgjë vetem jon ardh do foto, asgjë ma shumë. Jemi mbi 300 familje, është shkolla fillore “Elena Gjika”. Frekuentimi është i madh rrezikohemi i gjithë lokalaliteti”, ka thënë ai.

Komuna e Mitrovicës ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale si pasojë e vërshimeve nga reshjet e dendura të shiut. Kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza, ka thënë se janë evakuuar mbi 40 familje përgjatë ditës dhe se po vazhdojnë evakuimin e familjeve të tjera. /Demokracia.com/

Të ngjashme