Lajme
Vërshime nga shiu në disa qytete, Skenderaj në gjendje të rëndë (Foto/Video)
Demokracia
14:20 | 19 Janar 2023

Share:

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje nëpër disa qytete të Kosovës të enjten.

Qytetarët e Komunës së Skenderaj kanë shpërndarë fotografi në rrjetin sociale Facebook ku shihen rrugët që janë vështirësuar për kalimin e veturave dhe këmbësorëve.

Qytetari, Fadil Gucati, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar fotografi nga vërshimet e shiut në qytetit e Skenderaj, aty shihet se vetura  ka ngecur në ujë.

Video e siguruar nga Demokracia.com, nga një qytetar nga Skenderaj:

Edhe, në fshatin Rrezallë e Re të Komunës së Skenderaj ka vërshime

Qytetari, Shpetim Zabeli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook gjendjen e fshatit ka treguar përmes fotografive.

Ndërsa qytetari Abdulla Gashi, ka kërkuar nga Komuna e Skenderaj që  t’i ndihmoj qytetarëve pasi që Lumi Drenica ka dal nga shtrati.

“Kerkoj nga Komuna e Skenderaj-it qe urgjentisht te ngrihet ne gjendje gadishmerie, qe te jete e gatshme te iu del ne ndihme qytetareve te kesaj komune!
Gjendja eshte alarmante, lumi Drenica veç ka fillu te del nga shtrati, qytetaret ka filluar ti kape paniku”, ka shkruar Gashi në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme