Lajme
Vërshime në Drenas
Demokracia
09:52 | 11 Shkurt 2021

Share:

Komuna e Drenasit ka njoftuar se në disa lokalitete kanë filluar vërshimet dhe se rrugët janë të pa kalueshme.

Në njoftimin e komunës kërkohet nga qytetarët të kenë̈ kujdes për shkak të nivelit të ngritur të ujit në disa zona nga reshjet e shiut, shkruan Demokracia.com.

“Rruga Drenas-Dobroshec, përkatësisht te ‘Guri i Plakës’, është̈ thuajse e pakalueshme me tendenca të mbylljes. Ndërsa, edhe në Shtrubullovë, shumë shtëpi banimi janë përfshirë nga uji”, thuhet në njoftimin e komunës në Facebook.

Po ashtu në njoftim se për çdo emergjencë, qytetaret mund të lajmërohen te Zyrtari për Emergjencë, në numrin e telefonit 049978948.

Njoftimi i Komunës së Drenasit pa ndërhyrje:

Njoftim për qytetarët e Komunës së Drenasit

Komuna e Drenasit kërkon nga qytetarët të kenë kujdes për shkak të nivelit të ngritur të ujit në disa zona nga reshjet e shiut.

Ekipet përkatëse emergjente janë të njoftuara për gjendjen dhe janë në teren, te gatshëm për intervenime.

Rruga Drenas-Dobroshec, përkatësisht te ‘Guri i Plakës’, është thuajse e pakalueshme me tendenca të mbylljes. Ndërsa, edhe në Shtrubullovë, shumë shtëpi banimi janë përfshirë nga uji.

Për çdo emergjencë që keni, ju lutem lajmërohuni te Zyrtari për Emergjencë, në numrin e telefonit 049978948./Demokracia.com

Të ngjashme