Lajme
Vërshime në Drenas, zjarrfikësit ndërhyjnë në Zabel të Ulët
Demokracia
23:28 | 11 Qershor 2023

Share:

Pas reshjeve të dendura të shiut në disa zona të Komunës së Drenasit janë paraqitur vështirësi në kalimin e lirë të veturave, ka bërë të ditur komuna përmes një statusi në Facebook. Kjo ka ndodhur sidomos në zonën e rrugës Komoran – Drenas, saktësisht në fshatin Zabel të Ulët.

Sipas njoftimit, ekipi i zjarrfikësve të Komunës së Drenasit kanë dalç në vendin e ngjarjes, të cilët me pajisjet dhe ekspertizën e tyre u kanë ndihmuar banorëve të prekur nga këto vërshime.

“Këto informacione janë dhënë nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Komunën e Drenasit, drejtori i së cilës, Nexhmedin Gruda, gjendet në terren ku po kryhen intervenimet e nevojshme nga ekipet e zjarrfikësve”, thuhet në njoftim.

Siç bëhet e ditur vetëm në fshatin Zabel i Ulët janë duke u bërë tri intervenime.

“Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë është duke përcjellë me vëmendje situatën e krijuar në gjithë territorin e Komunës së Drenasit dhe aty ku është e nevojshme të ndërhyjë me gjitha kapacitetet që ka në dispozicion”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme