Lajme
Vërshime në disa zona të Drenasit
Demokracia
10:46 | 11 Janar 2021
Foto: ilustrim

Share:

Komuna e Drenasit, ka njoftuar se pas vazhdimit të reshjeve të dendura të shiut, disa rrugë, sidomos mbi ura, janë bërë të pakalueshme.

Sipas njoftimit, rruga regjionale Drenas-Obiliq, tek lagja Morina në Çikatovë të Vjetër në drejtim të “Guri i Plakës” është e bllokuar nga uji.

Po ashtu, Komuna njofton se rruga regjionale Drenas-Prishtinë, përkatësisht afër trafo-stacionit të KEDS-it, rruga është përkohësisht e bllokuar, e po ashtu edhe shtëpitë e banimit janë vërshuar nga uji.

Siç bëhet e ditur për media, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet pa nevojë dhe t’u shmangen rreziqeve, në rrugët ku vërshimet janë me të dendura.

“Lladrovci ka kërkuar nga qytetarët të kenë mirëkuptim e bashkëpunim, për të tejkaluar këtë gjendje të krijuar nga vërshimet, e cila nuk mbahet mend të ketë pasur reshje me vëllim me të madh ndonjë herë. Kryetari Lladrovci dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, njoftojnë të gjitha ato familje të cilat si pasojë e reshjeve të shiut, shtëpitë e tyre janë bërë përkohësisht të pabanueshme dhe nuk kanë zgjidhje të strehimit tek të afërmit e tyre, të lajmërohen në Komunën e Drenasit, përkatësisht në numrin 049 978 948”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme