Sport
Verratti bën ndërhyrje të ashpër në bashkëlojtarin e Zenelit, përjashtohet vetëm dhjetë minuta pas inkuadrimit
Demokracia
22:06 | 29 Janar 2023

Share:

Paris Saint-Germaini po paraqitet me 10 futbollistë në fushë kundër skuadrës së Reims në Ligue 1.

Mesfushori Verratti është përjashtuar me karton të në minutën e 59-të pas një ndërhyrje të ashpër të shkaktuar ndaj kundërshtarit të tij, Ito, shkruan Demokracia.com.

Reprezentuesi italian fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, mirëpo pas rishikimit me VAR, gjyqtari kryesor e ndëshkoi me karton të kuq direkt.

Ito në fillim të aksionit dribloi mbrojtësin e krahut të PSG-së, Bernat, ndërsa u ndal nga ndërhyrja e ashpër e Verrattit.

PAMJET:

Të ngjashme