Sport
Veratti ironizon me raportimet se Mbappe do transferohet te Real Madridi
Demokracia
18:19 | 18 Maj 2022

Share:

Marco Veratti ka ironizuar me raportimet se Kylian Mbappe ndodhet në Madrid për të nënshkruar me Realin.

Mesfushori i Paris Saint-Germainit duke folur për të ardhmen e tij, u ndal të fliste edhe për raportimet se Kylian Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit në afatin kalimtar të verës.

Veratti tha se kur mori vesh për Mbappen se ndodhej në Madrid, ai në formë shakaje tha se u sëmur.

“Do të ketë një ndikim në klub, cilido qoftë vendimi i tij. Ai është një nga lojtarët më të mirë në planet për momentin, kështu që ne të gjithë duam që ai të qëndrojë këtu. Por kur flas me të, është më shumë thjesht për të qeshur. Në futboll, kur ke diçka në mendje, nëse merr një vendim, nuk flet për të. Është vendimi i tij dhe unë po e pres ashtu siç jeni duke pritur ju”, tha Veratti për Le Parisien, transmeton Demokracia.com.

“Kur isha në ditë pushimi dhe pashë një lajm që thoshte se Kylian është në Madrid, më sëmuri [qesh]. Ai më tha menjëherë: Mos u shqetëso, isha me pushime. Të gjithë presim ta zbulojmë”, përfundoi ai./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 21 Maj 2024