Lajme
Veprimtari e paligjshme e bixhozit në Kamenicë, policia heton rastin
Demokracia
08:53 | 28 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një një kafene në fshatin Koretin të Kamenicës është vërejtur se ishte duke u zhvilluar bixhoz.

Sipas raportit 24-orësh të policisë në një kafene në fshatin Koretin është vërejtur  se ishte duke u zhvilluar veprimtari që është e ndaluar në bazë të ligjit  (lojëra të fatit si KINO), shkruan Demokracia.com.

“Fsh .Koretin, Kamenicë, 27.02.2021-13:25. Raportohet se pas një informate të pranuar në një kafitari në fshatin Koretin prone e të dyshuarit mashkull kosovar është vërejtur  se ishte duke u zhvilluar veprimtari që është e ndaluar në bazë të ligjit  (lojëra të fatit si KINO)”, thuhet në raportin e PK-së.

Më tej, në raport thuhet se njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar si provë materiale një TV e markës VIVAX, një Llap top DELL, një aparat Printer.

Sipas policisë pas intervistimit në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme