Sport
Veprimi shembullor i “Dardanëve”, ua pastrojnë fushën futbollistëve për t’u stërvitur
Demokracia
14:29 | 22 Mars 2021

Share:

Kosova sot nis stërvitjet për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror 2022, raporton Demokracia.com.

Ekipi i Kosovës kishte planifikuar që stërvitjet t’i nisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, por për shkak të motit të ligë dhe për ta ruajtur fushën u transferuan në Hajvali.

Kështu, Kosova sot në Kampin Edukativ në Hajvali nis stërvitjet nga ora 16:00, derisa për t’u krijuar kushte sa më të mira po kujdesën tifozët “Dardanët” të cilët kanë filluar largimin e borës nga fusha në mënyrë që stërvitja të realizohet sa më mirë.

“’Dardanët’ gjithmonë gati për Kombëtaren”, ka shkruar kryetari i tifozëve të Kosovës, Lulzim Berisha përcjellë me disa fotografi ku shihen duke e larguar borën nga fushë.

Të kujtojmë se Kosova sfidën e parë për këtë vite  ka me Lituaninë ku ndeshet me 24 marë në një miqësore, ndërsa me 28 mars luan me Suedinë. /Demokracia.com

Të ngjashme