Sport
Veprimi që po duartrokitet nga e gjithë bota: Tifozët shpëtojnë macen e cila ra nga një lartësi e stadiumit
Demokracia
16:06 | 12 Shtator 2021

Share:

Një situatë dramatike ka ndodhur në një nga ndeshjet e futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tifozët e pranishëm në stadium kanë shpëtuar një mace e cila ishte ngjitur në një pjesë të tribunës, ndërsa ra nga aty, përcjell Demokracia.com.

Lartësia ishte e madhe nga ku ra ajo mace, mirëpo fatmirësisht ishin disa tifozë që po e prisnin poshtë me një flamur amerikan.

Në momentin kur maceja ra në flamurin amerikan që po mbahej nga disa tifozë, të pranishmit e tjerë shpërthyen në festë.

Pamjet tashmë janë bërë virale në rrjetet sociale. /Demokracia.com

Të ngjashme