Këngëtarja e njohur Loredana po sjell këngë në gjuhën shqipe.
Artistja shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Zvicër është shumë e pëlqyer për stilin e saj.
Këngët e saj janë kryesisht në zhanrin rep, dhe deri tani të gjtiha kanë qenë në gjuhën gjermane, shkruan Demokracia.com.
Por, Loredana ka një surprizë për fansat e saj shqiptar. Ajo po sjell një këngë në gjuhën shqipe.
Ajo përmes një video në platformën TikTok, ndau disa sekonda të këngës.
@loredanaofficial Nese don don don edoooonnnnnnnn
Rikujtojmë se Loredana është përfolur shumë kohët e fundit për lidhjen e saj me Mozzik. /Demokracia.com/