Sport
Veprimi i Georginës “konfirmon” të ardhmen e Cristiano Ronaldos?
Demokracia
19:37 | 25 Korrik 2022

Share:

Cristiano Ronaldo e ka bërë të qartë dëshirën e tij për t’u larguar nga Manchester United dhe, që atëherë, ka pasur disa gjigantë evropianë që janë lidhur me të.

Atletico Madrid është një nga ato klube dhe partnerja e Ronaldos, Georgina Rodriguez, sapo u ka shtuar atyre thashethemet duke ‘ndjekur’ çuditërisht Carla Pereyra, gruaja e trajnerit të “Los Colchoneros”, Diego Simeone në Instagram.


Ky akt i thjeshtë ka ndezur zërat për ardhjen e mundshme të portugezit në Estadio Wanda Metropolitano.

Cristiano nuk ka oferta të shumta. Ai nuk do të kthehet në Juventus dhe Paris Saint-Germain e ka përjashtuar prej kohësh mundësinë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Bayern Munich.

Prandaj, Atletico duket se është alternativa më e mirë për yllin portugez, dhe ai gjithashtu do të rikthehej duke luajtur në Madrid, një qytet që ai e njeh dhe ku do të ishte i lumtur të kthehej./Demokracia.com/

Të ngjashme